Lirohet partnerja e Laert Haxhiut, autori i masakrës së Lushnjës

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia Klea Gjatën, partneren e Laert Haxhisë, autori i masakrës së Lushnjës. GJKKO vendosi ndaj saj masën “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

28-vjeçarja u arrestua pas dëshmisë së Artan Tafanit, i cili ka statusin e të penduarit. E reja ndodhet nën hetim për “moskallëzim krimi” dhe “përkrahje e autorit të krimit”.

Ndërkohë, Laert Haxhiu është duke u gjykuar në mungesë për atë që njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator të 2017, ku humbën jetën, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Në atë kohë u tha se shënjestra e atentatit dyshohet të ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.