Lirohet nga qelia Saimir Tahiri, dënimin e mbetur do e kryejë në shtëpi
Ish – ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është liruar nga burgu. Ky vendim u mor të premten e 2 qershorit, nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu e cila ka pranuar kërkesën e avokatëve të Saimir Tahirit, që ky i fundit ta kryej dënimin e mbetur në shtëpi. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe duke nisur nga sot ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi dhe jo në një nga qelitë e burgut të Kosovës në Lushnje ku po vuante dënimin e dhënë në muajin shkurt 2022. Kështu Saimir Tahiri rifiton lirinë pas gati 16 muajsh në qeli, ndërsa do të jetë i detyruar që të mbajë kontakte me shërbimin e provës në Tiranë.
Avokati mbrojtës Maks Haxhia e quajti vendim të drejtë pasi Tahiri plotësonte kushtet e dënimit alternativ dhe pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit 8 muaj e 15 ditë burg do e kryejë në shtëpi. Haxhia, renditi edhe disa nga argumentet siç tha ai që kanë bindur gjyqtaren.
Policia e shtetit po shoqëron ish ministrin e brendshëm për në banesë. Tahiri ka dalë nga burgu i Lushnjës dhe do të shoqërohet në banesën e tij në Tiranë pranë zonës së Kodrës së Diellit.