Lirohet nga qelia ish-shefi i Rrugores së Tiranës, Roven Zeka kalon në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga qelia ish-shefin e Komisariatit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka, duke e kaluar në arrest shtëpie. Vendimi vjen pas disa muajsh nga arrestimi i tij me urdhër të SPAK.

Zeka u arrestua më 19 prill 2025, së bashku me dy ish-zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit, Edison Tabaku dhe Sokol Novaku, në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, tre zyrtarët dyshohet se kanë marrë para nga një grua të përfshirë në një aksident rrugor, për të mos e referuar rastin në prokurori dhe për të shmangur nisjen e një hetimi penal.

Më herët, Apeli i GJKKO kishte lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Zekën dhe Tabakun, ndërsa për Sokol Novakun masa ishte zbutur në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.