Lirohet lideri i opozitës, bie masa e arrestit shtëpiak për Sali Berishën!
Gjykata e Posaçme ndryshoi sot masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën. Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi.Berisha ndodhej në ‘arrest shtëpiak’ prej 30 dhjetorit 2023 pasi refuzoi të zbatonte vendimin e parë të GJKKO për masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ në kuadër të hetimeve për dosjen ‘Partizani”.Ndërkohë më 16 dhjetori GJKKO do të vendosë nëse do të kalojë për gjykim dosjen aferës së privatizimit të ish kompleksit Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndrri i tij. Të pandehur Me Sali Berishën janë dhëndri dhe 3 të pandehurit e tjerë të dosjes ‘Partizani’.