Lirimi nga burgu i Tahirit, Yuri Kim: Do të ketë pasoja…


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për lirimin nga burgu të ish ministrit Saimir Tahiri, i cili do të kryejë në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 8 muaj.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkroi Yuri Kim.