Lirimi i hapësirave publike/ Policia sekuestron 90 çadra dhe shezlongë në plazhin e Darëzezës

Policia e Fierit  në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, po kryejnë kontrolle sistematike në zonat urbane dhe bregdetare për lirimin e hapësirave publike.

Blutë sbëjnë me dije se në plazhin e Darzëzezës u sekuestruan 90 komplete me çadra dhe shezlongë.

Ndërkohë nisi procedimi për pronarin e subjektit që kishte vënë objektet, në kundërshtim me ligjin.

 

Njoftimi i policisë:

Me objektiv lirimin e hapësirave publike, të zëna pa autorizim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Seksionit të Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, po kryejnë kontrolle sistematike në zonat urbane dhe bregdetare.

Gjatë këtyre kontrolleve u konstatua se në një stacion plazhi në Darëzezë, ishin vënë pa leje, rreth 90 komplete me çadra dhe shezlongë.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për pronarin e subjektit që kishte vënë këto objekte, shtetasin D. M., 26 vjeç, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i pa pajisur me kasë fiskale”.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.