Lirimi i hapësirave publike, policia aksion në Vlorë! Sekuestrohen 40 çadra dhe 80 shezlongë

Policia e rendit dhe ajo bashkiake ka nis aksionin në terren për verifikimin e dokumentacionit të plazheve private.

Sipas policisë gjatë kontrrollit në një plazh përgjatë Lungomares janë vërejtur parregullsi në dokumentacionin për kenazhimin e plazhit, dhe sot në orët e para të ditës policia e rendit dhe ajo bashkiake kanë hequr çadrat dhe shezlongët.

Janë sekuestruar 40 çadra dhe 80 shezlong, ndërkohë që hapësira e plazhit rreth 500m2 do kthehet në plazh publik.

Ndërsa mësohet se nuk ka pasur kundërshtime nga pronari gjatë procesit.