“Liridona e pyeste shpesh”, avokati i familjes Ademaj: Të afërmit e Naimit dezinformuan shtetin suedez

Avokati Leutrim Syla ka zbuluar disa detaje  në lidhje me aktakuzat ndaj autorëve të vrasjes së Liridona Ademaj.

Në një lidhje me emisionin Top Story në Top Channel ai pranoi se autorët Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla akuzohen për vrasje të rëndë.

“Akti u krye prej çrregullimeve familjare mes njëri tjetrit krijimi i një atmosfere, ka dashur të lirohet nga jeta e Liridonës. Sipas aktakuzës dhe deklaratës së vet, ka pasur problem bashkëshortor e cila është shkaktuar nga Naimi, Liridona edhe pse ia ka falur, ka nisur me pyetje dhe xhelozi ku Naimit i është bërë jeta e padurueshme dhe ka dashur të gjejë mënyrën më të mirë që të lirohet nga Liridona.

Fëmijët kanë lindur në Suedi dhe kanë pasaportë suedeze, më i madhi është 6 vjeç. Fëmijët janë në Suedi nën kujdestarinë e shtetit suedez, janë në institucion pa familjarët e vet, i janë dhënë familjes së Naimit në fillim, por shteti suedez konstatoi dezinformata nga ana e familjes drejt shtetit suedez” tha ai.