Lionel Messi shpallet futbollisti i vitit nga FIFA, Pep Guardiola trajneri më i mirë

Argjentinasi Lionel Messi është futbollisti më i mirë i vitit të kaluar në përzgjedhjen e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), ndërsa eksperti spanjoll Pep Guardiola është zgjedhur trajneri më i mirë.

Argjentinasi e ka fituar këtë çmim shtatë herë deri më tani, ndërsa Guardiola e ka fituar për herë të parë në karrierën e tij. Messi, i cili e mori këtë çmim vitin e kaluar, u shpall më i miri përpara Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Messi dhe Haaland kishin secili nga 48 pikë pas votimit nga trajnerët, kapitenët, gazetarët dhe tifozët në mbarë botën, kështu që çështja e fituesit u vendos në bazë të numrit të vendeve të para në listat e votuesve.

Çmimi për portierin më të mirë i takoi brazilianit Ederson nga Manchester City, ndërsa çmimi ‘Pushkash’ i takoi Guillermo Madruga për golin në ndeshjen mes Novorizontin dhe Botafogo.

11 më të mirët sipas FIFA-s janë: Thibaut Courtois, Kyle Walker, John Stones, Ruben Diaz, Bernardo Silva, Jude Bellingham, Kevin de Bruyne, Erling Holland, Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Vinicius.