Lionel Messi është zgjedhur si lojtari më i mirë i Mls për vitin 2024. Argjentinasi mori shumicën e votave për çmimin prestigjoz individual, për të rrëmbyer një tjetër trofe në karrierën e gjatë dhe të suksesshme të tij.
Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” dhe kampioni i Botës me kombëtaren Albiceleste u shpreh mjaft i lumtur për këtë vlerësim, teksa para më shumë se 250 lojtarëve të akademisë së Inter Miami, mes të cilëve edhe tre djemtë e tij, premtoi se skuadra do të rikthehet më e fortë dhe konkuruese për titull sezonin e ardhshëm. Messi bëhet lojtari i pestë argjentinas që kurorëzohet si më i miri i kampionatit amerikan dhe i vetmi lojtar në historinë 5-vjeçare të Inter Miami.
36-vjeçari ka regjistruar statistika interesante me skuadrën nga Florida, duke shënuar 34 herë në 39 ndeshje për të qënë edhe golashënuesi më i mirë i ekipit. Ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG, ka shënuar 20 herë në këtë sezon, mbi të gjitha ku humbi rreth 2 muaj për shkak dëmtimi. Megjithatë, kjo nuk e pengoi për të realizuar dhe asistuar, me një efikasitet prej 2.1 goli çdo 90 minuta përgjatë vitit 2024.