Aktorja e njohur, Lindsay Lohan është në pritje të ëmbël. Lajmin e bëri të ditur vetë 36-vjecarja përmes një postimi në Instagram, ku publikoi një foto të një veshjeje për fëmijë, ku shkruhej “Po vjen së shpejti”.
E pytur eksluzivisht nga gazeta britanike Daily Mail ajo ka ndarë edhe emocionet që po përjeton.
LINDSAY LOHAN-AKTORE:“Jemi shumë të emocionuar për ardhjen e anëtarit të ri të familjes tonë dhe mezi po e presim këtë kapitull tjetër të jetës sonë.Jemi shumë të lumtur për këtë bekim në jetën tonë dhe mezi presim të bëhemi prindër”.
Aktorja e njohur kurorëzoi lidhjen e saj të dashurisë në martesë me financierin Bader Shammas në korrik të vitit të kaluar.
36-vjeçarja, e cila dikur pushtoi tabloidet , ka jetuar jashtë SHBA-së për disa vite dhe ka zgjedhur të jetë larg vëmendjes së mediave.