Lihet në burg rivali i Recep Tayyip Erdogan, ja për çfarë akuzohet
Krybashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, një sfidues i mundshëm i presidentit konservator të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është lënë në burg.
Ai akuzohet për korrupsion dhe terrorizëm nëpërmjet lidhjeve të dyshuara me militantët kurdë.
Prokurorët turq kërkuan që Imamoglu dhe katër persona të tjerë të burgosen për akuzat.
Imamoglu u arrestua të mërkurën, së bashku me dhjetëra figura të tjera të shquara, duke përfshirë dy kryetarë bashkie.
Protestat publike kanë shpërthyer në shumë qytete turke në përgjigje të arrestimeve. Shumë e shohin ndalimin e Imamoglu si një përpjekje të drejtuar politikisht për të hequr një nga rivalët kryesorë të Erdoganit në garën e ardhshme presidenciale , të planifikuar për në vitin 2028.