Lihet në burg ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina! Bashkëpunoi me Durim Bamin për …
- 5 April, 2025
Gjykata e Posaçme ka vendosur në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-efektin e RENEA-s, Altin Morina.
Gjatë seancës, Morina nuk ka dhënë shpjegime para gjyqtares Flojera Davidhi. Ndërkohë, ditën e diel do të zhvillohet seanca në Gjykatën Penale sa i takon akuzës për mbajtje pa leje të armëve nga ana e Morinës.
Altin Morina u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi.
Ai ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ