Lihet në burg 43-vjeçari shqiptar pasi u kap duke transportuar 16 kilogramë drogë në Angli

Një shqiptar 43-vjeçar është lënë në burg nga drejtësia britanike pasi u kap në flagrancë nga policia teksa transportonte 16 kilogramë kanabis.

43-vjeçari shqiptar i identifikuar si Arian Mustafaj, 43 vjeç, u ndalua nga policia në Great Yarmouth më 29 janar.

Autoritetet tregojnë gjatë kontrollit të automjetit, pas ndalimit, kishin gjetur 16 pako me kanabis ku secila prej tyre peshonte 1 kilogram.

Kjo sasi kanabisi sipas mediave të huaja supozohet të kapë vlerën 160,000 £.

Mustafaj ka pranuar në polici se ishte paguar 1000 £ për të transportuar drogën.

Seanca e radhës në të cilën do të vendoset për fatin e shqiptarit do të mbahet më 4 mars në Gjykatën e Kurorës së Norwich.