Ligji për zonat e mbrojtura, Bardhi: Do gllabërojnë pasuritë kombëtare të shqiptarëve
- 22 February, 2024
Deputeti Gazment Bardhi thotë se qeveria kërkon të gllabërojë pasuritë kombëtare të shqiptarëve me ligjin e ri për zonat e mbrojtura që u miratua sot në Kuvend. Bardhi nuk përjashtoi as mundësinë për dërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.
“Ligji për zonat e mbrojtura ku edhe njëherë planifikohet të gllabërohet pasuria kombëtare e shqiptarëve. Seanca vazhdoi të jetë jo një seancë normale sa kohë nuk përmbushen kërkesa e opozitës. (…) Padyshim që do ketë një vlerësim, nëse ka argumente për kundërshtim në GJK do i drejtohemi”, tha Bardhi.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ