“Ligji në dorën e Maliqit…”/ Celibashi lejon gazetarët në Qendra Votimi, por komisionerët jo


Në datë 2 gusht, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër se kush lejohet të qëndrojë brenda qendrave të votimit.
Ndër të tjera lejohen brenda, shkruar e zeza mbi të bardhë, gazetarët apo vëzhguesit e medias.
Por një akt i paprecedentë ka ndodhur sot me gazetarin e Euronews Albania, Enriko Gabaj, të cilin e kanë nxjerrë jashtë qendrës dë votimit, duke shkelur kështu urdhërin e lëshuar nga kreu i KQZ.
Çdo akt që cënon të drejtën e gazetarit është i paprecedentë. Gazetarët janë në vijën e parë, për të treguar transparencën e çdo lloj procesi.