Ligji i ri kthen vendin përmbys! 100 persona në ditë aplikojnë për ndryshim gjinie
Rreth 100 persona në ditë në Gjermani kanë njoftuar autoritetet përkatëse për dëshirën e tyre për të ndryshuar gjininë.
Sipas legjislacionit të ri, një qytetar mund të regjistrojë teorikisht një gjini të ndryshme dhe një emër të ri çdo 12 muaj.
Madje, gazeta BILD raporton dëshminë e 28-vjeçarit Kasper, i cili duke dashur të regjistrohet si grua ka dorëzuar kërkesën përkatëse në zyrën e gjendjes civile në Hamburg më 11 nëntor.
Takimi i tij është caktuar për datën 13 shkurt për të marrë letërnjoftimin e ri, me emrin “Klara”. U deshën vetëm dhjetë minuta dhe 35.50 euro, për vërtetimin dhe lëshimin e një certifikate të re lindjeje.
Megjithatë, gjëja interesante është se 28-vjeçari shprehet se nuk dëshiron të qëndrojë gjatë grua, por synon të bëjë një aplikim të ri dhe të bëhet burrë sërish kur të mbushen 12 muajt.
Sipas BILD, nga 1 nëntori deri në fund të vitit më shumë se 4361 persona kishin paraqitur aplikimet përkatëse duke përdorur legjislacionin e ri. Shumica e aplikimeve u dorëzuan në Berlin , pasuar nga Leipzig, Këln, Dusseldorf , Dresden dhe Bremen.
Tashmë, disa po përpiqen të përfitojnë nga mundësia që u jep ligji për të mos u ndëshkuar nga gjykatat. Sven Liebich , i njohur për aktivitetin e tij neo-nazist gjatë dekadës së fundit në Saksoni -Anhalt, u dënua me 18 muaj burg për nxitje të urrejtjes.