Lidhjet me kreun e bandës së Elbasanit Suel Çela, lihet në burg Pajtime Fetahu, hiqet masa ndaj gazetarit Elton Qyno

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, Marsel dhe Xhino Rokën për masën e sigurimit.

Në të njëjtën kohë, Apeli ka hequr masën e sigurimit detyrim paraqitje për gazetarin Elton Qyno.

PJESË NGA DOSJA E SPAK:

Nga hetimet lidhur me këtë episod, rezulton se: Më datë 07.02.2020, i hetuari Marjus Lulaj komunikon me shtetsin Klaus Matishi dhe nga konteksti bisedës dyshohet së kërkon dënimin e një shtetasi i cili ështe në proces gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Për arritjen e këtij qëllimi Marjus Lulaj shprehet se do të paguajë para shtetases të cilen e identifikon me emrin Pajtime, e cila në kohën që janë zhvilluar komunikimet ka mbajtur detyrën e gjyqtares pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, Marjus Lulaj i shkruan “…i kemi cu haber me blerinen…ta thy nmest…leket ja japim ne pajtimes…sa te doi…ai kurva thuj bomben do e plaste te tregu…sot i ka shku ne takim i vllai gollos ati te bombes i ka cu ushqime…se kan hall se po flet… jo lene se ja thot blerina…”.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se biseda ka të bëjë me procesin gjyqësor i cili po zhvillohej në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan në ngarkim te shtetasit Astrit Sinanaj i cili ishtë nën akuzë për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimiť”. Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan me vendimin nr 13-2020-2937, datee 08.07.2020 ka vendosur.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Sinanaj, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje e kryer nëmënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave” e mbetur në tentative tëparashikuar nga neni 79/ë dhe 22 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Sinanaj, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi iarmëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga neni 278/1 iK. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Sinanaj, për kryerjen e veprës penale të “Shkatërrim prone me eksploziv” e mbetur në tentativë të parashikuar nga neni 152/1 dhe 22 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Sinanaj, për kryerjen e veprës penale të “Largimi i të burgosurit ngavendi i qëndrimit të parashikuar nga neni 323/1 i K.Penal dhe në bazë të kësajdispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve të mësipërme, dënimin përfundimisht të të pandehurit Astrit Sinanaj me 25 (njezet e pese) vjet burgim.