“Lidhjen e parë e kam pasur me një shkodran!” Banori i BBV4 flet për meshkujt që pëlqen: Dua burrë…

Konkurrenti i BBV4 Benardi ka tërhequr vëmendjen e gjithë publikut pas deklaratës së guximshme që bëri në primen e kaluar se është homoseksual.

Së fundmi ai ka treguar për banorët se çfarë meshkuj pëlqen dhe se lidhjen e parë e ka pasur me një shkodran. Me tej ai ka zbuluar se ndodhet në nje lidhje prej dy vitesh me partnerin e tij.

“Unë dua burrë, nuk dua një burrë si femër. Nuk i gjykoj, unë me partnerin tim nuk kemi role, sic jam unë është edhe ai. Lidhja ime e parë ka qenë me një shkodran, megjithëse unë u ndava dhe fillova ti kuptoja gjërat ashtu sic ishin, vizioni im ka qenë gjithmonë i bazuar në principe shqiptare, shumë tradicionale.  

Kam dy vite e gjysmë me partnerin aktual. Isha në një lidhje tjetër, por përfundoi. Kam pasur dy lidhje të gjata.”