Lidhje miqësore dhe udhëtime me Erion Veliaj, arrestohet biznesmeni Elman Abule

Është arrestuar me urdhër të SPAK biznesmeni Elman Abule.

Ky i fundit rezulton me lidhje miqësore e kryebashkiakut Erion Veliajt është pyetur, sipas burimeve, lidhur me udhëtimet që ka patur me të jashtë vendit, si dhe me punët që ka marrë në Bashkinë e Tiranës.

Abule është pyetur nga prokurorët si person në dijeni për çështjen në hetim ndaj kryebashkiakut të Tiranës, tashmë me urdhër arrest me burg, Erion Veliaj.

Abule u pyet një ditë pasi SPAK mori dëshminë e bashkëshortes se tij Marisa Nito.