Lidhje me grupet kriminale dhe dhunues i ish të dashurës, mesfushori ‘plas’ tjetër bomb te Juventusi
Një tjetër skandal te Juventusi.
Sikur të mos mjaftonte përballja me drejtësinë për shkaqe të fshehjeve të të ardhurave, torinezët kanë në gjirin e saj një futbollist problematik.
Bëhet fjalë për të riun, Mohammed Ihattaren, i cili është arrestuar dy herë në katër muajt e fundit në lidhje me krimin e organizuar dhe sulme të supozuara ndaj ish-partneres së tij.
Sipas gazetës holandeze, “De Telegraaf”, policia e arrestoi futbollistin shkurtin e kaluar, pasi dyshohej se kishte sulmuar ish-të dashurën e tij.
Sipas këtyre informacioneve, futbollisti holandez është arrestuar më parë edhe në akuzën e “kërcënimeve dhe lidhjeve të ngushta me keqbërës të krimit të organizuar. Akuza që Juventusin e ka shtyrë të mendoj seriozisht prishjen e kontratës me lojtarin.
Madje, Ihattaren nuk është paraqitur në seancat e fundit stërvitore të Juventusit dhe duket se është një hap drejt divorcit. 21-vjeçari i cili erdhi te Juventus nga PSV kishte dy periudha huazimi, te Sampdoria dhe Ajax, në të cilat nuk tregoi potencialin e tij futbollistik.