Liderët evropianë mblidhen për takimin urgjent në Paris, Macron do telefonojë presidentin Trump para mbledhjes

Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një telefonatë 20-minutëshe me homologun e tij amerikan, Donald Trump përpara se liderët evropianë të takohen në Paris për të zhvilluar bisedime urgjente në lidhje me luftën në Ukrainë.

Udhëheqësit e Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Holandës dhe Danimarkës, si dhe zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian dhe NATO-s, do të marrin pjesë në diskutime.

Evropianët nuk janë ftuar në bisedimet SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë, që do të nisin këtë javë në Arabinë Saudite.