Një 20-vjeçare nga Librazhdi është shpallur e humbur pasi ka humbur kontaktet me familjen prej tre ditësh. Nëna e saj ka bërë denoncimin në polici, duke shprehur shqetësimin për mungesën e çdo informacioni mbi vendndodhjen e vajzës.
Sipas të dhënave paraprake, e reja me inicialet Xh.R. është larguar nga banesa dhe që prej asaj dite nuk ka pasur asnjë komunikim me familjarët. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për gjetjen e saj.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ