Sherr me sende të forta në Lezhë, një person i plagosur, niset me urgjencë drejt Traumës
- 25 December, 2023
Një sherr i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë mes disa personave, duke përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Luigj Gurakuqi, pranë xhamisë së qytetit.
Mësohet se një person është goditur me sende të forta dhe është dërguar më pas për ndihmë mjekësore drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Sakaq, policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen duke shoqëruar edhe disa persona të dyshuar.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ