Lezhë: Nisi shpërndarja e materialeve zgjedhore në 4 KZAZ-të e qarkut, 245 qendra votimi në total

Ka nisur zyrtarisht procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në të katër Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të Qarkut të Lezhës, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Në total, në këtë qark janë ngritur 245 qendra votimi.
Në Bashkinë Lezhë janë vendosur dy KZAZ:
•KZAZ nr. 12, e cila përfshin 59 qendra votimi dhe 42,665 zgjedhës të regjistruar.
•KZAZ nr. 13, që mbulon 66 qendra votimi me gjithsej 41,448 votues.
Në total, Bashkia Lezhë ka 125 qendra votimi për 84,113 zgjedhës. Ndërkohë, në KZAZ nr. 14 në Mirditë janë 46 qendra votimi me një trupë zgjedhore prej 25,454 votuesish.

Në KZAZ nr. 15 në Kurbin, procesi i shpërndarjes ka nisur për 74 qendra votimi, ku janë regjistruar gjithsej 55,409 zgjedhës. Procesi po vijon normalisht nën mbikëqyrjen e komisioneve zonale te administrit te zgjedhjeve, ndërsa materialet po dërgohen në qendrat përkatëse nën masa sigurie.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)