Lezhë, mbishkrimet me urrejtje kthehen në piktura murale


Në rrugët kryesore të Lezhës dhe objektet publike, muret po kthehen në kanavacë për artin bashkëkohor. Muralet realizohen nga të rinjtë që shpërndajnë mesazhe dashurie e paqeje.
Mbishkrimet me gjuhë urrejtje në muret e disa objekteve në zona publike të qytetit të Lezhës po kthehen në art mural.
Me moton “Shpërndaj Dashuri”, iniciativa u ndërmor nga të rinjtë e Këshillit Rinor me mbështetjen e Bashkisë, të cilët deri tani kanë realizuar 3 piktura murale.

“Ne duam të përcjellim mesazhin e dashurisë dhe solidaritetin mes të rinjve”, tha Vasilika Laska, aktiviste.
Iniciativa e të rinjve të qytetit u përshëndet edhe nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, i cili vizitoi nga afër muralet.