Lezhë/ Asgjësohen 3334 fidanë dhe bimë kanabisi, arrestohet 30-vjeçari, shpallen në kërkim dy të tjerë (EMRAT)
Një operacion antidrogë është zhvilluar në Shkodër është arrestuar në flagrancë shtetasi Serxhio Brenga 30 vjeç , pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale plagosje e lehtë me dashje.
Ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy shtetasit Mateo Bregna (vëllai i të arrestuarit) dhe Florjan Fratija të dy banues në Velipojë. Sipas policisë gjatë operacionit janë asgjësuar 3334 fidanë dhe bimë të ndryshme narkotike si dhe është sekuestruar edhe një armë gjahu që përdorej për ruajtjen e parcelës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë punën për kapjen e tyre.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Stacionit të Policisë Shëngjin, në Malin e Rrencit u evidentua një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., alias S. M., 30 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, person i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, për veprën penale plagosja e lehtë me dashje
Në vijim të operacionit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 25 vjeç,(vëllai i të arrestuarit) dhe F. F., 30 vjeç, të dy banues në Velipojë , Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë punën për kapjen e tyre.
Të dy vëllezërit, S. B. dhe M. B., rezultojnë persona të shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë operacionit u sekuestrua një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës.
Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kri