Policia ka vendosur në pranga një 43-vjeçar me precedentë të mëparshëm të thekuar, i cili terrorizoi qytetarët në Kurbin.
Sipas policisë, i arrestuari me inciale G. D, banues në Fushë Mamurras, lëvizte me mjet prerës në dorë kërcënonte qytetarë dhe dëmtonte prona në zonë.
Uniformat blu, raportojnë se 43-vjeçari ka kërcënuar disa qytetarë, pa asnjë shkak, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka terrorizuar klientët në një lokal.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një mjet prerës(thikë), municion luftarak dhe një sasi Cannabisi.
43-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe për tentativë për grabitje në bankë.
Kurbin
Lëvizte me mjet prerës thikë në qytet, duke krijuar panik te qytetarët, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale.
Menjëherë pas kallëzimeve të marra, se një shtetas me precedent të theksuar penal të mëparshëm, përbënte rrezik dhe shqetësim për komunitetin (lëvizte me mjet prerës në dorë kërcënonte qytetarë dhe dëmtonte prona në zonë), Komisariati i Policisë Kurbin ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rekordet”.
Shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Rekordet”, kanë kapur dhe vënë në pranga personin e denoncuar nga qytetarët, shtetasin G. D., 43 vjeç, banues në Fushë Mamurras.
43-vjeçari i kapur, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe për tentativë për grabitje në bankë.
Ky shtetas ka kërcënuar disa qytetarë, pa asnjë shkak, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka terrorizuar klientët në një lokal.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një mjet prerës(thikë), municion luftarak dhe një sasi Cannabisi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.