Lëvizte me automjet për të shitur armë zjarri, arrestohet 20-vjeçari në Shkodër
- 21 March, 2025
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Vendtakimi”, duke vënë në pranga një 20-vjeçar që lëvizte me automjet për të shitur një armë zjarri.
I arrestuari është Mateo Ndreu, banues në fshatin Hot i Ri. Ai u kap në flagrancë në lagjen “Skënderbeg”, ku shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndaluan automjetin me të cilin lëvizte. Gjatë kontrollit, në çantën e tij u gjet një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje dhe dyshohet se kishte për qëllim shitjen.
Arma e zjarrit u sekuestrua si provë materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ