Lëvizte me armë zjarri si pasagjer në një taksi, vihet në pranga 22-vjeçari në Tiranë

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi udhëtonte me armë zjarri si pasagjer në një taksi në Bulevardin e Ri në Tiranë. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së informacionit se një shtetas po lëvizte i armatosur për të shmangur kontrollet e Policisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Backseat”.

Në përfundim të operacionit, tek Bulevardi i Ri, është ndaluar taksia me të cilën lëvizte shtetasi K. Sh., 22 vjeç. Gjatë kontrollit, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë. Pas veprimeve të kryera nga Komisariati Nr. 3, 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.