Lëvizte me armë pa leje në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili lëvizte me armë zjarri në zonën e rrugës “Pjetër Bogdani”. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, autoritetet gjetën dhe sekuestruan një pistoletë dhe një krehër me municion luftarak, të cilat po mbaheshin pa leje.
I arrestuari është identifikuar si M. K., banues në Tiranë, ndërsa automjeti i tij u sekuestrua gjithashtu në cilësinë e provës materiale.
Ndaj 34-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia apelon për bashkëpunim me qytetarët për të luftuar çdo aktivitet të paligjshëm dhe për të garantuar sigurinë publike.