Lëviznin kokainë në aksin Shqipëri-Itali! Shkatërrohet grupi kriminal në Padova, në pranga 5 shqiptarë


Një grup kriminal italo-shqiptar është goditur, pas një hetimi të nisur nga komanda provinciale e Guardia di Finanza, e cila shkatërroi rrjetin e trafikantëve të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë. Nga operacioni, janë arrestuar 5 shqiptarë, 2 tunizianë dhe një italian, ndërsa 30 persona janë vënë nën hetim.

Një grup kriminal i trafikut të drogës është shkatërruar nga Policia e Padovas, e cila ka prangosur 8 persona, mes të cilëve 5 shqiptarë.
Zbërthimi i bandës italo-shqiptare, drejtuesit e së cilës mendohet se veprojnë nga Shqipëria ishin të dedikuar për shitjen e kokainës dhe heroinës mes dy vendeve fqinje.