Letonia përgatitet për luftë, fut trajnimin ushtarak si lëndë në shkolla

Polonia dhe shtetet baltike po forcojnë kufirin e tyre të jashtëm të BE-së me barriera tankesh dhe fusha të minuara.

Ndërkaq, Letonia ka vendosur “mësimet ushtarake” si lëndë të detyrueshme në shkolla.

Bëhet e ditur se një nga kufijtë më të sigurt të BE-së po ndërtohet në verilindje të kontinentit evropian, sepse Polonia, Lituania, Letonia, Estonia dhe Finlanda kufizohen me Rusinë.

Që nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, shumë njerëz në shtetet baltike kanë frikë se Moska mund të planifikojë një sulm vdekjeprurës.

Shpenzimet e mbrojtjes në Poloni dhe shtetet baltike arritën në rreth 2% të prodhimit ekonomik në vitin 2020, së shpejti do të arrijnë në 5%.

Në kryeqytetin Riga, shkollat u mësojnë nxënësve aftësitë bazë ushtarake. Tani ka 112 orë të detyrueshme të trajnimit ushtarak në të gjitha shkollat ​​e mesme