Lëndimi në Portugali, kampioni i MotoGP humbet garën e Amerikës
Marc Marquez do jetë mungesa e madhe në Çmimin e Madh të Amerikës.
Gjashtë herë kampioni i MotoGP po rikuperohet nga një dëmtim në dorë, gjë që detyron spanjollin për të mos qënë i gatshëm për këtë garë. Marquez iu nënshtrua një operacioni në dorën e djathtë pas një përplasje në garën hapëse të sezonit në Portugali.
30-vjeçari ka një rekord në Çmimin e Madh të Amerikës, duke fituar gjashtë gara radhazi nga viti 2013-2018.
Spanjolli mori një penalitet të dyfishtë në garën e Portugalisë, teksa humbi garën pasuese në Argjentinë. Pavarësisht apelimit të skuderisë Honda, Marquez mund të vuajë dënimin në garën e radhës që do të marrë pjesë.
Për tu rikuperuar, spanjolli do të qëndrojë në shtëpi. Ai do punojë përmes programit të tij të rehabilitimit në mënyrë që të kthehet në palestër sa më shpejt të jetë e mundur.