Lëkundje tërmeti në Shqipëri, raportohet 4.6 ballë, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë pak minuta në Tiranë dhe disa qytete të tjera.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti 4.6 i shkallës Rihter, kishte epiqendrën në Dushk të Lushnjës.

Sipas raportimeve të korrespondentëve tanë, lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Durrës, Lushnjë, Elbasan e Vlorë.