Lëkundje tërmeti në Shqipëri! Magnituda dhe epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.6 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare bën me dije se tërmeti u regjistrua në orën 18:17 në një distancë 12 kilometra nga Çorovoda.

Tërmeti vlerësohet se kishte thellësi prej 15 kilometrash. Nuk raportohet për dëme materiale.