Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar paraditen e sotme në vendin tonë.

Mësohet se epiqendra ka qenë 45 kilometra nga Elbasani.

Po ashtu mësohet se magnituda e tërmetit ka qenë 3.5 e shkallës Rihter.

Momentalisht nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale.