Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, epiqendra dhe magnituda

Greqia është goditur nga një tjetër tërmet i fortë mëngjësin e sotëm. Tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës rihter u regjistrua në rajonin e Peloponezit me epiqendër qytetin e Mesinisë.

Sipas mediave vendase ende nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar ndërsa autoritetet greke po monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë banorët të qëndrojnë të kujdesshëm se mund të ketë edhe lëkundje të tjera.

Vendi fqinj u godit edhe para një jave nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter në bregdetin jugor të Kretës.