Leku forcohet ndaj monedhave të huaja, ja me sa këmbehet euro dhe dollari

Dollari amerikan dhe monedha europiane humbën pikë këtë të hënë në raport me lekun. Paundi britanik gjithashtu ka pësuar një rënie të vlerës.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të hënën dollari amerikan këmbehet me 99.84 lekë ose 0.21 lekë më pak se të premten. Euroja ka rënie të lehtë me 0.03 lekë dhe këmbehet me 105.63 lekë.

Ndërsa paundi britanik humbi terren duke u dobësuar me 0.38 lekë dhe këmbehet me 121.05 lekë.

Franga zvicerane këmbehet me 110.53 lekë ose 0.71 lekë më pak se të premten.