Leku forcohet edhe më shumë, euro, dollari e franga në rënie të fortë

Monedhat e huaja janë nënçmuar në raport me lekun këtë të martë, duke thelluar humbjen për të dytën ditë me radhë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0.37 lekë dhe këmbehet me 94.80 lekë.

Leku shfaqet i fortë edhe përballë monedhës evropiane, e cila sot po këmbehet me 102.9 lekë me rënie të lehtë nga një ditë më parë. Por në raport me fillimin e vitit zhvlerësimi është i madh, pasi në fillim të janarit euro këmbehet afër 105 lekë.

Franga zvicerane këmbehet me 105.23 lekë, ose 0.77 lekë më pak se një ditë më parë. Terren humbi edhe paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, duke prekur nivelin 120.05 lekë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 94.80 -0.37
Euro EUR 102.93 -0.01
Poundi Britanik GBP 120.05 -0.03
Franga Zvicerane CHF 105.23 -0.77
Jeni Japonez (100) JPY 62.67 -0.24
Dollari Australian AUD 62.17 +0.04
Dollari Kanadez CAD 69.89 -0.13
Korona Suedeze SEK 9.00 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.86 -0.01
Korona Daneze DKK 13.81 +0.01
SDR SDR 126.66 -0.50
Ari(OZ 1) XAU 207981.72 +1,586.54
Argjend(OZ 1) XAG 2342.38 -8.82
Juani Kinez (onshore) CNY 13.13 -0.07
Juani Kinez (offshore) CNH 13.09 -0.03
Lira Turke TRY 2.95 -0.01