Gjykata e Tiranës zgjidhi përfundimisht martesën mes Leka Zogut dhe Elia Zaharias. Vendimi i zbardhur i divorcit mban datën 25 prill 2024 dhe meqë zgjidhja e martesës është e dakordësuar nga të dy, vendimi pritet të mos apelohet duke marrë kështu formë të prerë.
Në vendimin e zbardhur të gjykatës thuhet se Elia Zogu do të mbaje mbiemrin që ka patur para martese “Zaharia” ndërsa është pranuar se zgjidhja e martesës do të bëhet në bazë të marrëveshjes së firmosur mes tyre më 15 janar 2024 që përcakton përfitimet pas divorcit dhe sa herë Princ Leka do të takojë vajzën e vogël Geraldina
“Gjykata bazuar në nenet 126, 306 dhe 310 të K.Pr.Civile, si dhe nenet 125-128 dhe 145-162 të K.Familjes, VENDOSI: Pranimin e kërkesë së kërkueseve Leka II Zogu dhe Elia Zogu.Zgjidhjen e marteses ligjore midis kerkueseve Leka II Zogu dhe Elia Zogu. Miratimin e marrëveshjes per zgjidhje martese me me nr.106 Rep dhe Nr.23 Kol e datës 15.01.2024,e lidhur përpara para noterit. Kerkuesia Elia Zogu do të mbajë mbiemrin qe ka patur para martese “Zaharia” thuhet në vendimin e gjyqtarit Adriatik Bocaj.
Marrëveshja
Shqiptarja.com siguron kopje të marrëveshjes për zgjidhjen e martesës. Sipas marrëveshjes së firmosur në janar të këtij viti, Elja do të jetojë në një apartament 257 m2 në qendër të Tiranës që Leka ia ka dhënë vajzës, Geraldines, për aq kohe sa ajo (Elia) nuk ka një partner.
Po kështu ka përfituar gjithashtu dhe ambiente të tjera shërbimi në pallatin që po ndërtohet pas ish hotel Dajtit. Por deri në momentin kur apartamenti të jetë gati Princ Leka ka rënë dakord që Elia të jetojë me vajzën në Pallatin Mbretëror. Leka Zogu dhe vajza e tij do të takohen çdo ditë 2 orë në dite.
Pse ndarja?
Në gjykatë të dy kanë shprehur ne mënyrë të qartë vullnetin e tyre dhe secili prej tyre ka dhënë lirisht pëlqimin e tij për zgjidhjen e martesës, duke pretenduar se kane koflikte te vazhdueshme,mungesë komnikimi, si dhe nderprerjen e bashkejetesës,dhe për këto shkaqe vendosen qe me vullnetin e e tyre të lirë dhe të plotë, me pelqimin reciprok të ndërsjelltë, të zgjidhin martesën ligjore që nisi në tetor të 2016.
Gjykata vlerëson se këto sjellje të kerkueseve përbëjnë shkelje të rënda që rrjedhin nga martesa. Kur verifikohet një situatë e tillë, nuk mund të flitet për funksionimin normal të martesës, e cila bazohet në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok ndërmjet bashkëshortëve
“Sa më sipër, gjykata çmon se martesa ka humbur qëllimin e saj dhe është e vështirë mbajtja dhe rivendosja e unitetit familjar. Për rrjedhojë, kerkesa duhet pranuar dhe duhet vendosur zgjidhja e martesës. Për të arritur në këtë konkluzion gjykata mban parasysh se: Së pari, koflikte te vazhdushme,mungesa e komunikimit së dyti, nderprerja e bashkjeteses; së treti,qëndrimin e vendosur i kerkueseve për t’i dhënë fund martesës” thuhet në vendim/Shqiptarja.com