Kryebashkiaku i Libohovës i pandehur në SPAK, përfundon në gjyq. Ja arsyeja

Leonard Hide kryebashkiaku i Libohovës, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre me dyshimet se në kohën kur ka qenë Shef Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

E teksa SPAK ka përfunduar hetimet dhe kaluar kërkesën për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të kryebashkiakut të Libohovës Leonard Hide dhe disa personave të tjerë , ende nuk është caktuar një datë për seancën paraprake.