Ledri Vula reagon për herë të parë për thashethemet me Xhensila Myrtezajn: Kemi kimi, jemi në një…
Reperi i njohur Ledri Vula ka folur për herë të parë mbi zërat që qarkullojnë në rrjet lidhur me një romancë të mundshme mes tij dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.
Në një intervistë për “Inspire”, Ledri u tregua i rezervuar, por nuk i mohoi afërsinë dhe bashkëpunimet e fundit me këngëtaren. Ai pranoi se të dy janë pjesë e së njëjtës skuadër menaxheriale dhe po qëndrojnë shpesh bashkë për shkak të angazhimeve artistike të përbashkëta.
“Ne jemi në një skuadër, po na bie shumë të jemi bashkë në koncerte, studio, dhe po përflitemi shumë për këtë. Jemi në një skuadër, energjia po funksionon mirë,” – u shpreh reperi.
Pyetje: Je single?
Pyetje: Edhe Xhensila ka thënë para disa kohësh që është single, jeni të dy të rinj..
Ledri: Shkojmë në skenë, rrimë bashkë mirë. Më pëlqen shumë si artiste.
Pyetje: Do funksiononte ky çift artistik edhe në jetë?
Ledri: Po… normal që po. Mendoj se po, nëse dy njerëz duhen, pa marrë përsysh nëse kanë fëmijë, e kaluara, nëse duhen i mund të gjitha.
Pyetje: Çfarë e ke Xhensilën?
Ledri: Jemi në një skuadër, kimia në punë është duke funksionuar shumë mirë, edhe koncertet na kanë ecur shumë mirë, na kanë pritur shumë mirë, është një energji shumë e mirë. Kemi pas një gjuhë të përbashkët, kemi edhe historitë e njëjta, si po e vazhdojmë jetën. Xhensila ka qejf të punoj. Muhabeti na ka shkuar shumë mirë.