Ledri Vula flet për ndarjen nga Sara Hoxha dhe çfarë mendon për lidhjen e saj me Erik Fullanin: S’i kam fshirë fotot me të, kam qarë…
Reperi i njohur Ledri Vula ka folur për herë të parë për ndarjen nga blogerja Sara Hoxha dhe për marrëdhënien e tyre aktuale. Në një intervistë për “Inspire” ai tregoi se ndarja ka ardhur natyrshëm për shkak të distancës mes tyre, ku Sara jetonte në Tiranë, ndërsa ai në Prishtinë.
“Ishte natyrshëm, distanca e ka bërë me të lehtë. Sara shumicën e kohës ka jetuar në Tiranë, unë në Prishtinë. Kemi raporte shumë të mira, pavarësisht se si janë transmetuar në publik. Për mua më me shumë rëndësi është lumturia e Poit,” tha Ledri, duke shtuar se e mbështeti gjithmonë Sarën që të ndërtonte karrierën e saj.
Ai konfirmoi se vazhdojnë të kenë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore, për shkak edhe të vajzës së tyre, Poit.
“Sot jemi shumë shokë të mirë. Kam ende fotot me të dhe me vajzën, asgjë nuk kam fshirë. Kur Poit t’i dojë zemra, do ia tregoj të gjitha kujtimet tona,” u shpreh reperi.
Ledri foli edhe për romancën e re të Sarës me Erik Fullanin, duke thënë:
“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që ajo të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe vajza jonë është e lumtur. Nuk kam problem që në ditëlindjen e Poit të jemi bashkë si familje e zgjeruar.”
Në fund, reperi ndau momentin më emocional me Sarën: lindjen e vajzës së tyre.
“Kujtimi më i bukur është lindja e Poit. Ka qenë hera e parë në jetë që kam qarë. Më kanë rrjedhur lot si ujëvarë. Me vajzën jam lidhur shumë dhe shpresoj që të bëhet çfarë të dojë zemra,” përfundoi ai.