Ledri “konfirmon” ndarjen nga Sara, veprimi i radhës jep vulën

Ndër lajmet kryesore në mediat rozë kohëve të fundit ka qenë ndarja e Ledrit nga Sara.

Me shumë veprime ky lajm vetëm sa ka shkuar duke u përforcuar, edhe pse nuk ka pasur ndonjë prononcim as nga Ledri e as nga Sara.

Veprimi i fundit i Ledrit me sa duket i ka dhënë “vulën” këtyre zërave. Ai së fundmi ka fshirë nga ‘Youtube’ këngën e tij “Gjendja” ku pjesë e klipit ishte edhe ish gruaja e tij Sara.

Edhe pse kënga ishte mjaft e pëlqyer, ai ka vendosur që këtë projekt mos ta ketë në diskografinë e tij.

Kujtojmë që tanimë Ledri po vazhdon me projektet e radhës, si dhe me sukseset në karrierën e tij profesionale.