Lazarati “ndëshkon” sërish PS-në, 88% e votuesve mbështesin PD-në
Ndërsa numërimi i votave po i afrohet fundit në rang kombëtar, rezultati i fshatit Lazarat ka tërhequr vëmendje të veçantë, duke konfirmuar edhe një herë mbështetjen e fortë për opozitën.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 1,321 vota në Lazarat, që përbëjnë 87.77% të totalit.
Ndërkohë, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar vetëm 146 vota, ose 9.70%, duke u renditur shumë pas opozitës në këtë zonë tradicionale pro-demokratike.
Forcë e tretë është Partia Mundësia, me 16 vota (1.06%), duke treguar mbështetje të kufizuar në këtë zonë.