“LAZARATI”, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit!
Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Gjykatën e Posaçme 5 të pandehurit e akuzuar si pjesë e grupit të zjarrit ne Lazarat, të cilët kundërshtuan me armë punonjësit e policisë në operacionin e parë në vitin 2014.
Arbjon Aliko, Gurgaz Skënderi, Alfred Proko, Enrik Skënderin dhe Beqo Brahimajn u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 52 vite burg nga 57 që kërkoi Prokuroria vendim që u la në fuqi edhe nga gjykata e Apelit.
Gjykata e Lartë pasi e ka marrë në shqyrtim këtë çështje ka vendosur ta rikthejë për rigjykim, po këtë herë në Gjykatën e Posaçme. Gjykata e Krimeve të Rënda dha këto dënime për të akuzuarit.