Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e saj, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Hungari.
Fazliu garoi në kategorinë deri në 63 kilogramë, ku tregoi paraqitje të shkëlqyer gjatë gjithë turneut.
Pas disa ndeshjeve të vështira ndaj kundërshtareve elitare botërore, Laura arriti të sigurojë vendin e tretë, duke i sjellë Kosovës një tjetër medalje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare të sportit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ