“Largojmë policët nga rruga”/ Rama prezanton kamerat inteligjente dhe IA: Do monitorojmë çdo metër të territorit në kohë reale

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë inspektuese në Qendrën e re të Kontrollit të Trafikut në Kamëz, ku prezantoi projektin më të fundit në kuadër të “Smart City”, që synon transformimin e administrimit të territorit nëpërmjet teknologjisë së avancuar.

Rama deklaroi se vendi ka hyrë në një “kapitull të ri” në menaxhimin e territorit, pasi me kamerat inteligjente dhe integrimin e Inteligjencës Artificiale do të bëhet i mundur monitorimi në kohë reale i çdo metri katror në vend.

Rama: Sot merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit dhe në historinë e asistencës për qytetarët në të gjithë nivelet. Në nivelin e sigurisë rrugore, emergjencës mjekësore, emergjencës civile. Dhe është një detyrim i madh që ta shoqërojmë me një reformë ku të gjitha urgjencat dhe thirrjet e të gjithëve drejtimet të jenë të unifikuara.

Gjithë kjo qendër moderne monitorimit do mbështet nga sistemi i qyteteve të zgjuar Smart City me rrjetin e kamerave inteligjencë dhe IA që në kohë reale të mblidhet i gjithë informacioni në çdo metër për të gjithë problematikat. Të largohet dhe policia nga pritat në rrugë, por të jetë e gatshme me sinjalizimin e këtij inspektori virtual të vihet në lëvizje.