“Largohu, mos më hajde më”, Gjesti i ashpër me Eglin, banorja qan me dënesë

Një tjetër debat ka shpërthyer sot (e hënë) në Big Brother VIP Albania 4 mes Egli Takos dhe Gjestit, duke shkaktuar tensione në shtëpi. Këngëtari pejan ka kërkuar me shumë inat nga Egli që ta lërë, duke i thënë se po i pengon në çdo aspekt dhe nuk po e lë të bëjë asgjë.

Fjalët e Gjestit e kanë prekur shumë Eglin, e cila ka shpërthyer në lot gjatë momentit kur ai kërkoi që të largohej, ndërkohë që po bisedonte me Rozanën. Pas largimit të saj, Gjesti ka sqaruar se nuk do të lejojë asnjë moment që situata të vazhdojë në këtë mënyrë dhe ka shprehur dëshirën për të vepruar ndryshe.